Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dega në Gjilan, Nazim Gagica, ka njoftuar se këtij subjekti politik i janë bashkuar një numër i të rinjëve gjilanas. Gagica përmes një postimi në Facebook, ka thënë se AAK vazhdon të jetë shembulli më i mirë i qeverisjes së pastër zhvillimore. “Aleanca po rritet sepse edhe është ndërtuar mbi bazën e seriozitetit dhe vullnetit për punë e zhvillim në interes të përgjithshëm, sepse ajo po vazhdon të jetë shembulli më i mirë i qeverisjes së pastër dhe zhvillimore kudo që ajo qeverisë dhe që bashkëqeverisë”, ka shkruar Gagica. Postimi i plotë i Gagicës: Vazhdojnë fuqishëm ardhjet në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës në Gjilan. Sot, rrugëtimit tonë iu bashkuan një numër të rinjësh të suksesshëm në profesionet e tyre, kuadro që do të jenë vlerë e shtuar për Aleancën e për Gjilanin. Aleanca po rritet sepse edhe është ndërtuar mbi bazën e seriozitetit dhe vullnetit për punë e zhvillim në interes të përgjithshëm, sepse ajo po vazhdon të jetë shembulli më i mirë i qeverisjes së pastër dhe zhvillimore kudo që ajo qeverisë dhe që bashkëqeverisë. Vlerësojmë punën e palodhshme të bashkëatdhetarëve tanë, Ilmi Mustafa e Basri Ismajli të cilët po e fuqizojnë Aleancën në Diasporë por edhe në Gjilan. Anëtarëve më të rinjë ju uroj suksese dhe rrugëtim të përbashkët për Gjilanin e për Kosovën!