LAJME

Agimi dhe Kosharja janë një emër që do të jetojnë përjetësisht me lirinë tonë

9 prillin, ditën e betejës më të madhe të luftës sonë çlirimtare, e ka rikujtuar sot edhe kryesuesja e Kuvendit Komunal në Gjilan, Shpresa Kurteshi Emini.

‘Agimi dhe Kosharja janë një emër dhe një vepër që do të jetojnë përjetësisht me lirinë tonë’, ka thënë Kurteshi-Emini.

Jo vetëm sot, Agimin dhe veprën e tij e kujtojmë çdo ditë. Ai fali gjakun e tij për t`u bërë dritë për vendin tonë.

Agimi ia shkroi historinë e bardhë Kosovës, sigurisht bashkë me shokët e tij!

Agimi dhe Kosharja janë një emër dhe një vepër që do të jetojë përjetësisht mes nesh!

Pusho i qetë hero, faleminderit që i dhe krahë lirisë!

#BetejaeKoshares #KrenariKombëtare#, ka thënë Kurteshi-Emini.

You Might Also Like