Gjilan

AKR: Urime 9-vjetori i Pavarsisë së Kosovës!

Ndjenja e krenarisë në raste të tilla, është ndjenja më e natyrshme e respektit për sakrificën dhe për historinë tonë, por është edhe ndjenja e mirënjohjes dhe e falënderimit për të gjithë ata miq ndërkombëtarë që na ndihmuan që ne sot të jetojmë të lirë.Krijimi dhe zhvillimi i shtetit është barra që sot bie mbi supet e secilit prej nesh, prandaj të vazhdojmë të punojmë me zell për të arritur ndërtimin e një shteti demokratik dhe përparimtar, për të arritur të edukojmë breza që rriten me dashuri për vendin e tyre, për institucionet dhe për të arriturat e tij.Sot shteti ynë sot mbush nëntë vjetorin e themelimit. Një kohë e shkurtë për të bërë hapa të mëdhenj e megjithatë kemi arritur që në shumë sfera të realizojmë edhe ëndrrat të cilat dikur dukeshin të paarritshme.

You Might Also Like