Sot vizituam nga afër punimet në projektin e Banimit të Përballueshëm Social, një ndër projektet më të rëndësishme për qytetin tonë dhe për familjet që kanë nevojë për strehim të sigurt e dinjitoz.
Ky projekt, që po realizohet në bashkëpunim me Qeverinë e Kosovës, po merr formë dita-ditës dhe do të krijojë mundësi më të mira jetese për shumë qytetarë të Gjilanit.




