OPINION

Ardian Azemi i AAK-së ka një pyetje për ministrin Liburn Aliu

Azemi pyetje publike ministrit Aliu: A ia keni bërë pagesën kompanive për rrugën Gjilan-Kllokot?

Sektretari i Përgjithshëm i AAK-së në Gjilan, Ardian Azemi, i është drejtuar me pyetje publike ministrit të Infrastrukturës, Liburn Aliu, për rrugën Gjilan-Kllokot.

Azemi përmes një reagimi në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se pushteti qendror dhe ai loka, është duke bërë hajgare me Gjilanin.

“Që pushteti qendror është kah bënë hajgare me Anamoravën përgjithësisht e veçmas me Gjilanin, kjo nuk don diskutim, shihet qartë. Bastion i Lëvizjes Vetëvendosje është Gjilani, ndërsa është e pandershme me e degradu deri në këtë nivel”, ka thënë Azemi.

Reagimi i plotë:

I nderuar ministër i Infrastrukturës, Liburn Aliu,

Që pushteti qendror është kah bënë hajgare me Anamoravën përgjithësisht e veçmas me Gjilanin, kjo nuk don diskutim, shihet qartë. Bastion i Lëvizjes Vetëvendosje është Gjilani, ndërsa është e pandershme me e degradu deri në këtë nivel.

Rruga Gjilan – Kllokot ka nis moti, madje një pjesë tek rruga e Cërrnicës deri në hyrje të Parteshit, është në gjendje të mjerueshme me vite.

Punimet janë zvarritë deri në ekstrem. Qytetarët përballen me vështirësi në qarkullim, ndërsa bizneset janë si është më keq.

Pyetja ime publike është:
1- Operatorët ekonomik a i kanë dërgu situacionet për këtë vit dhe për punët që janë kry?

2- Nëse situacionet i janë dërgu ministrisë së Infrastrukturës, a janë kry pagesat për punët e përfunduara?

3- Nëse janë kry pagesat, sa është shuma që është dhënë në pjesën e parë të këtij viti?

4- Nëse janë kry pagesat për punët e përfunduara, pse nuk po punohet tani?
5- Nëse nuk janë kry pagesat për punët e përfunduara, pse nuk janë kry?

Për operatorët ekonomik, dmth ata që ndërtojnë rrugë, sa ma herët e më shpejt me i përfundu, aq më mirë për ta. Por, nëse qeveria nuk i ka kry detyrimet ndaj tyre, atëherë kompanitë nuk mund të vazhdojnë punimet sepse nuk kanë pare.

Ministër,

A i keni kry detyrimet ndaj kompanive?

You Might Also Like