KRONIKË E ZEZË

Arrestohet për vrasje në tentativë

 
Me 08.05.2025 rreth orës 15:00 Policia e Kosovës, Stacioni Policor në Viti, ka ekzekutuar urdhër arrestin e Gjykatës Themelore, me ç’ rast ka arrestuar të dyshuarin M. A. (viti i lindjes 2005, mashkull kosovar). I njëjti me datë 25.11.2022 dyshohet se ka kryer veprën penale “Vrasje në tentativë” ndaj  katër viktimave meshkuj kosovar.
I dyshuari është intervistuar në bazë të procedurave ligjore dhe me vendim të  prokurorit të shtetit është  ndaluar  për 48 orë.
Lënda me të gjitha shkresat do të procedohet në Prokurorin Themelore në Gjilan për procedurat e mëtutjeshme.

You Might Also Like