Ka kaluar mbi një dekadë që kur disa rrugë në lagjen Dardania të Gjilanit, nuk janë asfaltuar.
Më në fund, pas më shumë se 15 vjetësh pritje sipas banorëve, ka nisur asfaltimi i këtyre tre rrugëve.
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka dalë për vizitë në këtë pjesë për të parë punimet që po realizohen në asfaltimin e disa rrugëve.
“Në lagjen “Dardania”, në Gavranin e Gjilanit po ritransformohet kjo pjesë duke u punuar në tri rrugë që do të ua lehtësojnë jetën banorëve të kësaj ane”, tha Alban Hyseni.
I pari i Gjilanit, theksoi se përveç në fshatra, projektet po prekin secilën lagje, e secilin qytetar.
“Për Gjilanin që duam, punë të mira po bëhen e çdo ankesë e kërkesë e qytetarit po dëgjohet”, tha kryetari Hyseni.