Futboll

Ky ishte SC Gjilani në kampionatin që e lamë pas

Në fillim shpesh e kishin përmendur titullin kampion, kurse çdo gjë tjetër jashtë mosdaljes në Evropë e kishin konsideruar mossukses, kurse në fund SC Gjilani përfundoi në vendin e pestë, duke qenë më afër barazhit se sa Evropës.

SC Gjilani e kishte nisur kampionatin e ri me kryetrajnerin Ardian Nuhiu, i cili kur kishte ardhur në kampionatin e kaluar kishte pohuar se fillimisht do të konsolidonin ekipin e më pas do të ndiqnin Evropën, por pas ngritjeve e rënieve në vazhdimësi ai u ndërrua dhe në vend të tij kryetrajner u emërua Debatik Curri nën drejtimin e të cilit rezultatet ishin më të mira, por kur po afrohej fundi I kampionatit, forma e ekipit ra në mënyrë drastike dhe Evropa që dukej shumë afër, largohej gjithnjë e më tepër.

Kështu, pas 36 ndeshjeve të zhvilluara, SC Gjilani pati 14 fitore, 9 barazime dhe 13 humbje, duke shënuar 47 gola e ka pësuar 48 gola dhe në fund ka tubuar 51 pikë, që e lanë klubin kuq e bardh në pozitën e pestë.

Prej 108 pikëve të mundshme, SC Gjilani ka marrë 51 sosh, apo 47.22 përqind të pikëve.

Në këtë kampionat, Gjilani ia doli që në portën e kundërshtarëve të shënojë 47 herë, apo mesatarisht 1.31 gola për ndeshje, kurse sa i përket golave të pranuar portierët e Gjilanit, Vokli Laroshi, Arijon Bllaca dhe Kolaj 48 herë nxorën topin nga rrjeta, apo mesatarisht pranuan nga 1.33 gola për ndeshje.

Një mundësi për dalje në Evropë ishte edhe Kupa e Kosovës, por Gjilani edhe kësaj radhe u eliminua herët dhe humbi edhe këtë mundësi.

Golashënuesi më i mirë i Gjilanit edhe në këtë kampionat ishte gjermano-boshnjaku Senad Jaroviq, që tundi rrjetat kundërshtare 16 herë, prej tyre gjashtë herë nga pika e bardhë, Armend Thaqi ndonëse lojtarë mbrojtës shënoi nëntë herë  kroati Edi Basha dhe Blerind Morina shënuan nga pesë herë, derisa Robert Rrahmani shënoi katër herë./kryelajmi.com/.

You Might Also Like