Komunikacion

Autostrada e Gjilanit do të ritenderohet

Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka deklaruar se do të hapet një tender i ri për autostradën e Gjilanit.

Të enjten në “Konfront” të KTV-së, Durmishi ka thënë se janë tetë kompani që po i zhvillojnë punimet paralelisht në tetë lote.

Ai ka fajësuar qeverisjet e kaluara për nisje të austradës pa projekt detal, për çka do të kushtojë tani me kontratë të re që do të kushtojë rreth 10 për qind e vlerës totale të projektit.

“Janë tetë llote ku janë tetë kompani që po i zhvillojnë punimet paralelisht. Në autostradën e Gjilanit ka pasur pozicion që është gërmim i dheut të kategorisë 3 apo 4, në ndërkohë kanë dalë shkëmbinj, sikur të ishin bërë shqyrtimet gjeologjike-gjeomekanike me kohë, do të dihej çfarë kategori të dheut ka. Është obligim i Ministrisë ta bëjë këtë, nuk e ka bërë. Kanë filluar autostradën pa projekt detal. Do të hapim edhe një tender të ri për autostradën e Gjilanit. 80 milionë euro ka qenë kostoja, tani mund të shkojë maksimumi në total ndoshta më pak se 10 për qind e vlerës totale për të mbyllur komplet kontrata. Ne kemi ndarë buxhetin. Ende nuk e dimë sepse ende nuk e kanë përgatitur. Maksimumi i kostos mund të jetë 5-6 apo 7 për qind e vlerës totale”, ka thënë ai.

Ai më tej ka njoftuar se autostradat nuk do të bëhen me pagesë derisa nuk janë të lidhura me korridore ndërkombëtare.

“Së shpejti do ta shpallim tenderin ndërkombëtar për hartimin e projektit kryesor për lidhjen e autostradave që është prej Qafës së Dulës e deri në Banullë të Lipjanit. Kur të bëhet kjo dhe lidhja e korridoreve ndërkombëtare ka kuptim të bëhet me pagesë sepse fluksi i automjeteve tranzite do të jetë shumë më i madh, kurse aktualisht më së shumti shfrytëzohet nga qytetarët e Kosovës. Nuk i kemi ndërtuar ende as sheshet e pagesave”, ka thënë ai

You Might Also Like