Gjilan, 14 gusht 2026
Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Njësia rajonale e Trafikut Rrugor dhe Stacionet Policore gjatë periudhës kohore 07.07.2026 – 13.08.2026 në vazhdën e implementimit të planeve operative për siguri në trafik kanë shqiptuar njëmijë e shtatëqind e tridhjetë e shtatë (1737) gjoba.
Gjatë kësaj periudhe në kuadër të këtyre planeve janë ndërmarr aktivitete edhe në:
- Hetim i njëzet e shtatë (27) aksidenteve të trafikut me dëme materiale,
- Hetim i njëzet e katër (24) aksidenteve të trafikut me të lënduar,
- Shqiptuar tetë (08) gjoba për shkaktim të zhurmave gjatë natës,
- Shqiptuar tridhjetë e pesë (35) gjoba për përdorim të telefonit,
- Shqiptuar shtatëdhjetë e tri (73) gjoba ndaj drejtuesve të motoçikletave,
- Shqiptuar masa e ndalim drejtimit të mjeteve motorike për pesëdhjetë e katër (54) ngasës.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan apelon tek të gjithë drejtuesit e automjeteve që gjatë ngasjes të mos përdorin telefonin celular apo pajisje të tjera që shpërqendrojnë vëmendjen në trafik. Përdorimi i telefonit gjatë drejtimit të automjetit rrit rrezikun e aksidenteve dhe cenon sigurinë e të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion. Respektoni rregullat e trafikut, shmangni përdorimin e telefonit gjatë vozitjes dhe kontribuoni në ruajtjen e jetës dhe sigurisë në rrugë.




