Kamenicë

Banorët e Karaçevës së Poshtme kërkojnë rikthimin e ambulancës

Bashkësia Lokale Karaçevë e Poshtme të Kamenicës tash e sa kohë është pa ambulancë, kurse fshatarët rreth 3200 banorë kanë ngelur pa shërbime shëndetësore tash e një muaj.

Selver Lenjani, kryetar i kësaj bashkësie lokale ka theksuar se kanë kërkuar nga komuna e Kamenicës që të mos mbyllet ambulanca dhe që në këtë fshat të kthehet stafi mjekësor që ka qenë shkak i mbylljes.

Sipas Lenjanit veprime si ky ndikojnë që banorët të lëshojnë vendlindjen. Ai habitet se si është e mundur që krerët e vendit nuk po e vizitojnë këtë pjesë të territorit të Kosovës, por siç ka shtuar ai përkundër kësaj ata nuk do t’a ndalin punën në realizimin e kërkesave të banorëve, siç është ky rast me Ambulancën e fshatit.

You Might Also Like