Futboll

Bashkimi i Koretinit angazhon futbollistin e njohur

Shpresa e madhe e futbollit gjilanas dhe tërë Anamoravës, ish- futbollisti i Dritës Fidan Sejdiu, këtë pranverë do të jetë pjesë e Bashkimit të Koretinit. Këtë e kanë bërë të ditur zyrtarë të klubit koretinas që garon në Ligën e Parë të Kosovës.

Ilir Berisha, zyrtar në këtë klub ka thënë se Fidan Sejdiu është përforcimi i radhës, por jo edhe i fundit. Ai ka rikujtuar se Fidani u rrit në Shkollën e Futbollit të KF Drita duke luajtur gjithashtu për ekipin e tyre, derisa për një kohë luajti edhe për FC Keku-n duke u paraqitur denjësisht.
Fidani do i sjell freski dhe fuqi klubit në fazën ofanizve.
“Faleminderit Fidan që na u bashkove rreth projektit të madh që po na pret së bashku në KF Bashkim. Besojmë që nuk do të zhgënjehesh për zgjedhjen që keni bërë”, është thënë në faqen e KF Bashkimi të Koretinit.

Fidan Sejdiu ka qenë edhe anëtar i Përfaqësues së Kosovës për kategori të reja dhe me plot sukses ishte paraqitur në fakelen e përfaqësueses.

 

You Might Also Like