Llapi ka prezantuar goditjen më të madhe në afatin kalimtar veror.
Mesfushori ofensivë, Blend Baftiu është zyrtarisht një futbollist i ri i Llapit.
‘Legjendat’, kanë zyrtarizuar afrimin e Baftiut nëpërmjet një video ku shihet ish-futbollisti i Dritës në ambientet e stadiumit ‘Zahir Pajaziti’.
Baftiu u prit nga drejtori sportiv Mentor Zhdrella, derisa ka nënshkruar kontratë dy vjeçare me Llapin. /Gazeta Olle/