Shoqata e bletarëve “Bleta e Vitisë” në bashkëpunim me Drejtorinë e Bujqësisë të komunës së Vitisë, ka mbajtur sot një trajnim për bletarë, me temë “Zhvillimi pranverorë i bletëve, trajtimet pranverore dhe përgatitja për kullosë”.
Drejtori i bujqësisë, Naim Pira, ka përgëzuar bletarët vitias për punën që janë duke e bërë, duke theksuar se Drejtoria e Bujqësisë ka ndarë një fond të veçantë në përkrahje të tyre dhe është planifikuar që këtë vit të furnizohen me pajisje 50 bletarë.
Në anën tjetër kryetari i kësaj shoqate Nijazi Ramadani, tha se me këtë trajnim synojmë që ti informojmë bletarët sidomos ata të cilët janë të rinjë në këtë veprimtari, rreth përgatitjes pranverore, sëmundjeve të bletëve, parandalimin, identifikimin dhe trajtimin e tyre.
Pjesmarrës në këtë trajnim ishin 33 bletarë vitias.Aziz Zuka