Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka njoftuar se një prej projekteve më të mëdha infrastrukturore për qytetin po hyn në fazën e realizimit, pas përfundimit të procedurave dhe pëlqimeve të nevojshme institucionale.
Sipas Hysenit, pas finalizimit të lejes për ndërtimin e objektit të ri të komunës, do të vazhdohet me realizimin e nënkalimit dhe ndërtimin e parkingjeve të reja nëntokësore, projekte të cilat synojnë të përmirësojnë qarkullimin dhe infrastrukturën urbane në qytet.
Ai bëri të ditur se të gjitha procedurat zyrtare dhe pëlqimet e nevojshme tashmë janë përmbyllur me sukses, duke hapur rrugën për nisjen e punimeve.
“Gjilani po transformohet rrënjësisht. Urime të gjithëve ky kapitull i ri”, ka deklaruar Hyseni, duke e cilësuar këtë si një hap të rëndësishëm drejt modernizimit dhe zhvillimit të qytetit.
Projekti pritet të ndikojë në përmirësimin e infrastrukturës urbane dhe krijimin e hapësirave të reja për qytetarët, duke shënuar një etapë të re në zhvillimin e Gjilanit.




