Komiteti për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronë (KGJKP), ka miratuar të mërkurën dy kërkesa për lejimin e shfrytëzimit të pronës së palujtshme komunale, njëra për kishën ortodokse në fshatin Cërrnicë dhe tjetra për ndërtimin e xhamisë në fshatin Nasalë dhe i ka rekomanduar në Komitetin për Politikë dhe Financa, për procedurë të mëtejme.
Nuk janë të kënaqur me “Eko-higjienën”
Komisioni i Aksionarëve mendon se në këtë gjendje, Komuna e Gjilanit duhet të rishikojë marrëveshjen me partnerin austriak, i cili nuk është treguar aspak bashkëpunues me këtë komision.
Ambasada turke 240 pako me mish të kurbanit
Kryetari i Komunës së Gjilait, Lutfi Haziri, ka marrë pjesë sot në takimin e organizuar nga kryetari i Bashkësisë Islame në Gjilan, Naim Aliu, me ambasadoren e Turqisë në Kosovë, Kivilcim Kiliç.
Qëllimi i takimit ka qenë urimi për festën e Kurban Bajramit, derisa me këtë rast janë shpërndarë 240 pako ndihma me mish të kurbanit si donacion prej Amabasadës turke.
Kryetari Haziri theksoi bashkëpunimin e mirë dhe miqësor të komunës së Gjilanit me Ambasadën e Turqisë në Kosovë, duke e lutur Zotin që të vazhdojnë me aktivitete për të mirën e dy popujve.
Ndërkaq, nga ana e saj, ambasadorja Kiliç ka thënë se lidhjet e Turqisë me Kosovën dhe Gjilanin në veçanti, janë më shumë se vëllazërore dhe familjare, duke u zotuar se bashkëpunimi do të vazhdoj të intesntifikohet edhe më shumë.
Fetije Ramadani ia dha kombit Agimin, e ky ia dha kombit të tij lirinë
Mijëra njerëz nga e mbarë Kosova kanë marrë pjesë sot në varrimin e nënës së Heroit të kombit Agim Ramadani, Fetije Ramadani, në fshatin Zhegër të Gjilanit, në mesin e të cilëve kryetari Lutfi Haziri, sikurse edhe përfaqësues të institucioneve qendrore e lokale.
Arben Bislimi, kampioni në dy sporte të ndryshme
Haziri i dërgon telegram ngushëllimi familjes Ramadani
Fetije Ramadani e edukoi Agimin në frymën kombëtare
Pajaziti uron Bashkesinë Islame dhe qytetarët e besimit islam
Me rastin e festës së Kurban Bajramit, Kryetari i deges së PDK në Gjilan, Zenun Pajaziti, me bashkëpunëtorë, vizitoi sot kreun e Bashkesisë Islame në Gjilan.
Haziri viziton Bashkësinë Islame për t’ua uruar Kurban Bajramin
Me rastin e festës së Kurban Bajramit, kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, i shoqëruar nga bashkëpunëtorët, ka vizituar sot Bashkësinë Islame në Gjilan, ku është pritur nga kryetari, Naim Aliu dhe kryesia e BI-së.
Vdes Fetihe Ramadani, nëna e heroit Agim Ramadani
Ka ndërruar jetë në moshën 85- vjeçare Fetihe Ramadani, nëna e heroit Agim Ramdani. Lajmin e kanë bërë të ditur familjarët.
Sipas një njoftimi, varrimi bëhet nesër më datë 13.09.2016 në orën 13:00 në varrezat e fshatit Zhegër- Gjilan.
I tërë fshati nuk e ka asnjë të punësuar
Që nga vitet shtatëdhjeta në fshatin tonë nuk ka ndodhur ndonjë ndryshim, shumica e shtëpive janë vjetruar, nuk është investuar në infrastrukturë dhe fshati i ynë gati është harruar tërësisht”, thotë Vehid Ibrahimi, udhëheqës i fshatit.
