Pas dy fitoreve radhazi në fazën përgatitore në Antalia të Turqisë, djelmoshat e Gentjan Mezanit janë njoftuar me humbje.
Ishin boshnjakët e skuadrës NK Çelik nga Zenica që triumfuan minimalisht (1-0) përballë ‘kuqebardhëve’ në duelin e zhvilluar në “Kremlin Football Center” në Antalia, raporton Gaztasheeshi.com.
Golin e vetëm në këtë përballje e realizoi futbollisti Zuna në minutën e 12-të të ndeshjes.
Kujtojmë që Gjilani triumfoi ditë më parë ndaj rusëve të Yenisey Krasonyarsk, si dhe ndaj skuadrës nga Kirgistani, Netfchi Kochkor, me të njejtin rezultat.
/Gazeta Sheshi/