Futboll

Mezani: Në pjesëlojën e dytë ishim më të mirë

“E nisëm ndeshje mirë, por më pas filluam të lëshonim terren, me ç’rast edhe skuadra e Dritës na vuri në vështirësi për disa momente. Në pjesën e dytë u shfaqëm krejtësisht ndryshe, me ç’rast dominuam kundërshtarin në fushën e lojës. Tentuam të mbanim topin sa më gjatë në posedim dhe të krijonim mundësi, por gjithsesi mbetem i kënaqur me reagimin e skuadrës në pjesën e dytë dhe kjo ka rëndësi.

Në derbi natyrisht se ka shumë duele, pasi që dy skuadrat luajnë për të fituar. Ne ishim të përgatitur edhe për duele, pasi që kemi futbollistë me eksperiencën e derbit dhe dijnë mënyrën se di duhet qasur kësaj ndeshje”, përfundoi Gentjan  Mezani.

You Might Also Like