Futboll

Daja: Kur fitorja vjen ndaj një ekipi të fortë, fitorja është më e mirë

Ilir Daja, kryetrajner i Ballkanit deklaroi pas kryendeshjes me Gjilanin

“Jemi të kënaqur me të gjitha sepse kishim ndeshje delikate, me një ekip që ka bërë goxha mirë në fazën e parë. Kishim raste. Edhe ata kishin raste dhe për këtë e quaj ndeshje delikate. Kur fitorja vjen ndaj një ekipi të fortë, fitorja është më e mirë”, tha Daja fillimisht, teksa foli edhe për ndeshje e së enjtes që Ballkani e luan në udhëtim te Sivasspori në Ligën e Konferencës.

“Të jemi të sinqertë, nesër do të fillojmë të përgatitemi për ndeshjen në Turqi. Kemi mungesën e Astrit Thaqit që u ndëshkua me të kuq ndaj Slavia Pragës. Kemi edhe Kuqin që deri të enjten e ka të vështirë të rikuperohet. Do të thosha që duhet të instalojmë një mënyrë të lojës që të paraqitemi sa më mirë për udhëtimin e vështirë në Turqi”, theksoi ai.

You Might Also Like