Kamenicë

Dardanapress organizon vizitën institucioneve komunale dhe bizneseve lokale

Organizata Jo-qeveritare Dardanapress, në kuadër te projektit “Promovimi i Zhvillimit Socio-Ekonomik në Komunën e Kamenicës”, ka organizuar vizitën institucioneve komunale dhe bizneseve lokale .

Qëllimi i organizimit të vizitës institucioneve komunale dhe bizneseve lokale kishte për qëllim njoftimin e një grupi të rinjsh me organizimin e brendshëm të komunës dhe ambientit të punës të institucioneve komunale dhe të disa bizneseve lokale në Kamenicë.

Fillimisht të rinjtë i priti në takim udhëheqësja e zyrës së informimit Lidiona Maroca e cila i informojë të rinjtë me punën e zyrës së kryetarit të komunës dhe të arriturat e deri tanishme të Kryetarit dhe kabinetit të tij.

Gjatë shpalosjes e të arriturave të rinjtë kishin mundësi ti vizitonin zyrat e pritjes dhe të punës të kryetarit të komunës duke u interesuar për eksponatet e paraqitura në këto ambiente të punës.

Më pas të rinjtë u priten nga stafi i Drejtorisë të Zhvillimit Ekonomik dhe Diasporë ku nga afër u njoftuan mbi të arriturat dhe aktivitetet e kësaj Drejtorie.

Të rinjtë së bashku me stafin e Dardanapress-it, vizituan edhe disa biznese lokale në Kamenicë ku u njoftuan nga afër me veprimtarit e tyre, të arriturat dhe sfidat e deritanishme me të cilat ballafaqohen bizneset lokale duke u informuar edhe për disa storje të suksesit të këtyre bizneseve.

Projekti “Promovimi i Zhvillimit Socio-Ekonomik në Komunën e Kamenicës”, është financuar nga Ministria e Zhvillimit Rajonal.

You Might Also Like