Kamenicë

Dardanapress  organizon vizitën studimore me komunitetin Rom në Prizren

Dardanapress  organizon vizitën studimore me komunitetin Rom në Prizren:
Organizata Jo-qeveritare Dardanapress, në kuadër te projektit “Promovimi dhe Avancimi i të Drejtave të Komunitetit Rom në Komunën e Kamenicës”, ka bërë një vizitë studimore në Bibliotekën Romane  Pustika, OJQ- Durmish Aslano, Romano Teatro “Nexhip Menekshe” dhe Radio  Ramono Avazo në Prizren.
Qëllimi i organizimit të vizitës ishte shkëmbimi i përvojave dhe rritja e bashkëpunimit ndërmjet komuniteteve si dhe diskutimi i problemeve, sfidave që ballafaqohen qytetarët e komunitetit Rom.
Gjatë vizitës qytetarët e komunitetit rom janë njoftuar nga kreatorja e bibliotekës “Romane Pustika”, Urma Menekshe e cila i njoftojë të pranishmit për poetët rom, për titujt e librave rome të cilat i posedon biblioteka, historinë kulturën dhe gjuhën rome, si dhe për mundësinë e bashkëpunimit, hapjes së një këndi të bibliotekës në Komunën e Kamenicës për komunitetin Rom.
Në kuadër të  kësaj vizite patëm mundësin të takohemi edhe me Fatmir Menekshe  udhëheqësin e OJQ-së Durmish Aslono i cili nga afër i njoftoji të pranishmit me projektet e realizuara nga kjo organizatë duke i shkëmbyer përvojat e deritanishme dhe rritjen e bashkëpunimit në të ardhmen. Në vazhdim u bisedua për bashkëpunimin me Teatrin Romano “Nexhip Menekshe”, si dhe mundësinë e prezantimit të ndonjë shfaqje teatrale, duke vazhduar me vizitën  Radio Romano Avazo në Prizren ku jemi njoftuar me skemën programore të këtij mediumi.
Në fund të vizitës qytetarët e komunitetit rom patën mundësin të vizitojnë qytetin e vjetër të Prizrenit.
Ky projekt është financuar  nga Zyra e Kryeministrit, Zyra për Çështje te Komuniteteve.

You Might Also Like