Gjilan

Rina Ahmeti zgjedhet kryetare e degës së Forumit Rinor të LDK-së

Në ditëlindjen e Ibrahim Rugovës, LDK e Gjilanit zgjodhi strukturat e reja të Forumit të Rinisë. Në një Kuvend madhështor, pikërisht në ditëlindjen e presidentit historik, Ibrahim Rugova, Forumi i Rinisë i Degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan, ka rizgjedhur kryetare Rina Ahmetin dhe kryesinë e re 19 anëtarëshe.

Kuvendin e ka përshëndetur nënkryetari i LDK-së dhe kryetari i Degës e i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, i cili tha se jo rastësisht, sot është zgjedhur data e mbajtjes së këtij Kuvendit madhështor.

“Sot, së bashku me kryetaren e rizgjedhur, Rina Ahmeti, ju e përfaqësoni grupin më të madh të të rinjve të Gjilanit. Data e cila është zgjedhur sot, ka një simbolikë jashtëzakonisht të madhe. Sot është ditëlindja e presidentit Ibrahim Rugova, njeriut i cili arriti pas 100 vjetësh përpjekje, lufte, sacrifice e rezistence, ta rikthej orientimin e shqiptarëve në Ballakan drejt perëndimit. Pasuria më e madhe që presidenti Rugova i ka lënë Kosovës është LDK”, ka thënë Haziri.

“Rinia e LDK-së do ta integroj Kosovën në NATO dhe BE plotësisht”

Ai ka nënvizuar se rinia e LDK-së është brez i Europës, e cila do ta integroj Kosovën në NATO dhe BE.

“Katër vjet më herët, në Gjilan ka ndodhur një tjetër simbolikë e madhe. Katër vjet më herët LDK-në e copëtuar e ribashkuam. U rikthyem dhe u besatuam që të punojmë bashkë për ta mbyllur atë plagë të hapur. Veç për nëntë muaj pune bashkë, u rikthyem në qeverisje në Gjilan në mënyrë plebishitare. Prandaj, ju të dashur të rinj, shikojeni LDK-në si mundësi suksesi dhe shkollë e mirë që hapë dyer të vogla e të mëdha, duke punuar me përkushtim dhe duke qenë unik. Përderisa gjenerata ime kemi brez i Republikës, ju jeni brez i Europës. Rinia e LDK-së do ta integroj Kosovën në NATO dhe BE plotësisht”, theksoi Haziri.

Pas rizgjedhjes, kryetarja Forumit të Rinisë në Gjilan, Rina Ahmeti, ka falënderuar delegatët për mbështetjen e fuqishme, duke shfaqur zotimin se do të vazhdoj jetë zëri i fuqishëm i të rinjve gjilanas.

Fjalë përshëndetëse në këtë tubim pati edhe kryetarja e Forumit të Gruas së LDK-së në Gjilan, njëherit kryesuese e Kuvendit, Valentina Bunjaku Rexhepi dhe deputeti Fatmir Rexhepi.

2 dhjetor 2016, Gjilan ZMP e LDK-së

You Might Also Like