Për nder të 15 vjetorit të Pavarësisë së Shtetit të Kosovës, Shoqata Kulturore Shqiptare “Kosova” në Fulda të Gjermanisë ka organizuar mbrëmje festive kulturore me bashkatdhetarët shqiptarë.
Në një mbrëmje festive në prezencën e shumë musafirëve ju këndua shtetit të Kosovës, lirisë e dëshmorve të kombit.
Në këtë mbrëmje festive mori pjesë edhe Nysret Pllana ish-pjestarë i UQK-së veprimtar e intelektual i kauzës shqiptare, poashtu në këtë mbrëmje ishte edhe atdhetari Can Tahiri, konsulli i Republikës së Kosovës në Frankfurt Fidan Ibrahimi, drejtori i ambasadave Gaqo Apostoli si dhe shumë veprimtarë të qështjës shqipëtare.
Kryetari i Shoqatës Kulturore Shqiptare “Kosova” dhe njiherit kryetar i AAK-së në Gjermani Ukë Blakaj në fjalën e tij përshëndetëse ka theksuar.
“Në këtë datë të rëndësishme të shtetit të Kosovës duhet të përulemi me respektin më të lartë të gjithë atyre që sakrifikuan për lirinë e shenjët të Pavarsisë së Kosovës.
Me respektin më të lartë përkujtojmë simbolin e çështjës shqiptare Adem Demaqin, presidentin historik Ibrahim Rugova, ish-presidentin Hashim Thaqin i cili me 17 shkurt 2008 lexoi deklaratën e Pavarsisë së Kosovës e mbi të gjitha përulemi para veprës së komandantit legjendar të UQK-së Adem Jashari , komandantët Zahir Pajaziti, Luan Haradinaj e të gjithë dëshmorve të kombit.
Poashtu ne si diasporë kemi dhënë kontribut e vlerë për çlirimin e Pavarësinë e Kosovës”.
Në këtë manifestim të 15 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës madhështinë ja shtuan fëmijët të cilët i recituan dhe i kënduan Kosovës lirisë e dëshmorve të kombit.