Futboll

Dihet data dhe ora e kryendeshjes Gjilani – Drita

 

Kryendeshja në mes të Gjilanit dhe Dritës si asnjëherë më parë pritet të jetë interesante, ngase pos që ky është derbi i qytetit dhe i mbarë Kosovës, kësaj radhe do të përballen i pari dhe i dyti në BKT Superligën e Kosovës në futboll.

Ndonëse në stadium ende po vazhdojnë punimet, kryendeshja ndërmjet Gjilanit dhe Dritës do të zhvillohet këtë të mërkurë në Stadiumin e Qytetit në Gjilan me fillim në ora 13.

Organizatori, në këtë rast Gjilani, pritet që t’i bëjë të gjitha përgatitjet për këtë ndeshje me rëndësi për të dy ekipet.

Ndeshja e parë e stinorit vjeshtor në mes të këtyre dy ekipeve, e ku Drita ishte vendase ishte zhvilluar në Prishtinë, në të cilën Gjilani pati ngadhënjyer me rezultat 0:2.

 

You Might Also Like