Doli nga shtypi numri më i ri, i 14 me radhë, i revistës së vetme letrare në tri komunat tona “Qëndresa”, organ i Shoqatës së Shkrimtarëve “Feniks” (Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë).
Ky numër i dedikohet shkrimtarit të mirënjohur anekënd trojeve shqiptare, Mexhid Mehmeti, me studimin e mirëfilltë të Dr. Bardhyl Maliqit, për romanin e tij, shtatë vëllimësh “Ecejaket e Hero Lindit” i cili është i parë për fëmijë në letërsinë shqiptare.
Po ashtu, përpos këtij studimi, brenda këtij numri kemi poezi, prozë, letërsi botërore, studime e kritika, aforizma dhe faqja për krijuesit e rinj.
Vlen të theksohet kontributi i atdhetarit të njohur, dashamirit të kulturës shqiptare, z. Qenan Hamdiu Vlora, i cili e financoi edhe këtë numër, e që redaksia në emër të lexuesve e falënderon përzemërsisht.
Së shpejti ky numër do të shpërndahet nëpër bibliotekat tona. Lexim të këndshëm.
Bilall Maliqi, themelues dhe kryeredaktor
Drejtor i Edicionit të Botimeve të Feniksit