Shëndeti

Dr. Eranda Kosumi merr pjesë në trajnime të avancuara në fushën e oftalmologjisë

Oftamologia e re gjilanase, Eranda (Milaim) Kosumi po zgjeron njohuritë e saja në këtë fushë, duke marrë pjesë në trajnime të ndryshme që po mbahen brenda dhe jashtë vendit, me qëllim që përvojat e reja që po i merr nga mjekë eminentë botërorë t’i zbatoj në praktikë në shërbim të pacientëve kosovarë.

Ajo, së fundi ka marrë pjesë në një trajnim në Egjipt dhe siç thekson dr. Eranda, ajo fillimisht ka falënderuar Dr. Mohamed Hendy, oftalmolog dhe ekipin e tij për përkushtimin në trajnimin për arritjen e njohurive më të avancuara në kirurgjinë e kataraktes dhe kirurgjinë refraktive.

Kjo oftamologe e re, por gjithsesi me një perspektivë të ndritur, ka qenë pjesëmarrëse edhe në  kirurgjinë për transplantin e cornes KERATOPLASTICA, që siç thekson ajo ishte donacion nga Sudan në spitalin më prestigjioz “EYE OF THE WORLD CENTER” në Kajro të Egjiptit.

“Ky trajnim njëmujor është shumë i suksesshëm dhe me prioritet për mua, për të vazhduar njohuritë e mia në fushën e oftalmologjisë dhe kirurgjive më të avancuara për arritjen e cilësive sa më të mirë në vendin tonë”, thekson dr. Eranda Kosumi, e cila është rritur dhe edukuar në një familje me prindër mjekë, kurse tashti ajo po ec rrugës së tyre, duke u bërë një specialiste në lëminë e saj e që gjithsesi se është një e arritur edhe për Kosovën./kryelajmi.com/.

You Might Also Like