Futboll

Drita bëri hapin e madh drejt titullit kampion

FC Drita edhe më tepër është sforcuar në kreun e tabelës, ngase këtë të martë në fushë të vet ka mposhtur kampionin në fuqi, Ballkanin e Suharekës me rezultat 2:0.

Edhe ashtu Drita ishte më lart se Ballkani në tabelë, por tashti, me këtë fitore ekipi gjilanas është shkëputur në 13 pikë dallim.

Ballkani është mbajtur mirë në këtë ndeshje, por momenti kyç për ta ishte minuta e 60, kur mbrojtësi I tyre Halili u ndëshkua me karton të kuq.

Trysnia e Dritës sa vinte e shtohej, kështu që mbrojtja e Ballkanit qëndroi deri në minutën 77, kur Veton Tusha kalon Dritën në epërsi 1-0 ndaj Ballkanit. Në kohën kur po luhej minuta e fundit e ndeshjes, Drita ia doli të shënojë edhe njëherë nëpërmjet Kastriot Selmanit për rezultatin final të ndeshjes Drita – Ballkani 2:0. /kryelajmi.com/.

You Might Also Like