Futboll

Drita falënderon Cuculin, e quan ministër i mbrojtjes

FC DRITA dhe mbrojtësi, Ardian Cuculi kanë ndarë rrugët pas tri vitesh bashkëpunim.
Cuculi u bashkua me ne në vitin 2019-të, ku zhvilloi 98 ndeshje zyrtare dhe shënoi 5 gola.
Në edicionin e parë me klubin tonë 2019/20 fitoi titullin kampion të Superligës së Kosovës.
Te DRITA, Cuculi u bë mbrojtësi i parë në histori të klubit që brenda një sezoni shënon gola në tri kompeticione: Kampionat, Kupë dhe Conferencë Ligë (Evropë).
FC DRITA falënderon Cuculin për kontributin dhe i dëshiron suksese në karrierë.

You Might Also Like