Futboll

Drita – Feronikli rezultat që askush se deshi

Drita dhe Fronikli nga Drenasi janë përballë në kryendeshjen e kësaj xhiroje, në një ndeshje tejet domethënëse për të dy ekipet. Feronikli me fitore eventuale do të rrëmbente pozitën e parë në tabelë, ndërkohë që Drita e kërkonte fitoren, që kishte domethënien e kthimit në garën për titull.

Të dy ekipet ndeshjen e kanë nisur në mënyrë të kujdesshme, por që në nismë portieri Rexhepi ka rrëshqitur dhe për pak sa nuk ka pësuar, por që nuk ia doli Hoti të marr topin. Në minutën 13 Haxhimusa sprovoi portierin mysafir Smakiqi. Edhe Krasniqi nga largësia ka provuar gjuajtjen e tij në minutën 28, kurse katër minuta para se të kryhej pjesa e parë, Lapidar Lladrovci pas harkimit të Yll Hoxhës gjuajti me kokë dhe qëlloi këndin e majtë të pambrojtur të portës vendase.

Drita u mundua që në kohën shtesë të barazojë rezultatin por Smakiqi priti gjuajtjen e Kajës. Në minutën 52. Leci gjuajti me kokë, por sërish priti Smakiqi, kurse në minutën 60 Lladrovci për pak sa nuk e dyfishoi rezultatin, por topi shkoi jashtë.

Goli i barazimit për Dritën erdhi në minutën 69, kur B. Shabani me një gjuajtje të fortë nga largësia ka qëlluar portën mysafire për 1 me 1.

Feronikli që nuk u pajtua me këtë rezultat u sul drejt portës vendase dhe në minutën 82 Zeka gjuajti me kokë, por Rexhepi priti gjuajtjen e tij.

 

You Might Also Like