Futboll

Gjilani e Drita s’lëvizin në tabelë

Dy ekipet gjilanase, Drita dhe Gjilani kanë ngelur në pozitat që ishin, Gjilani në pozitën katër e Drita në atë pesë.

Gjilani përkundër humbjes 4 me 1 nga Ballkani i Suharkës mbeti aty ku ishte, derisa nuk lëvizi as Drita pas barazimit me Feroniklin 1 me 1.

Tashti, Gjilani ka grumbulluar 24 pikë me shtatë fitore, tre barazime dhe gjashtë humbje, me një goldallim 16:19.

Në anën tjetër, Drita ka një pikë më pak, pra 23 dhe është radhitur e pesta me shtatë fitore, dy barazime e shtatë humbje dhe ka një goldallim prej 25:20.

Në xhiron e ardhshme, Gjilani në fushë të vet e pret Ferizajn, kurse Drita do të ketë një punë shumë të vështirë, ngase do të jetë udhëtuese te Prishtina.

You Might Also Like