Futboll

Drita humb, por Inter Turku mund të kalohet në ndeshjen e dytë

Një pakujdesi në mbrojtje i ka kushtuar ekipit të Dritës me humbje në ndeshjen e Europa Conference League që e ka zhvilluar ndaj ekipit finlandez Inter Turku.

Pas një ndeshje të baraspeshuar në pjesëlojën e parë, FC Drita ishte shumë më e mirë në pjesën e dytë dhe po kontrollonte ndeshjen, por një pakujdesi në mbrojtje u ka kushtuar shumë atyre. Pas një topi të gjatë në anën e djathtë, mbrojtësi i Dritës Ilir Blakqori në vend që të qëllojë topin, e qëlloi sulmuesin e krahut të Inter Turkut dhe gjyqtari nga Çekia pos që dha goditje dënimi për ekipin vendas, Blakqorin e ndëshkoi me karton të verdhë, që ishte i dyti për të. Nga goditja e dënimit u harkua në brendi dhe pas goditjes së parë portieri Faton Maloku ia doli që të prit topin, por shkurtazi deri te sulmuesi shtatlartë Jussi Niska që me kokë shënoi për epërsinë e vendasve për rezultatin 1:0.

Drita, ndonëse me dhjetë lojtarë në fushë u mundua që të barazojë rezultatin, por pa ia dalë që të shënojë deri në fund.

Ndeshja e kthimit do të zhvillohet pas një jave në Stadiumin “Fadil Vokrri”.

You Might Also Like