Nën udhëheqjen e kryetrajnerit të ri, Zekirija Ramadani, FC Drita e ka rikthyer fitoren, kësaj radhe ndaj Feroniklit ’74 me rezultat 3:1, shkruan kryelajmi.com
Drita që në nismë të ndeshjes me Feroniklin ’74 ka paralajmëruar lojë ofensive dhe që në minutën e parë një gjuajtje e sulmuesve të Dritës për pak shkoi jashtë portës. Drita pati rast shumë të mirë edhe në minutën e pestë, kur Almir Ajuzeraj harkoi nga e djathta, kurse me kokë më s larti u shkëput Thaçi, i cili gjuajti e topi shkoi mbi portë. Në minutën 23, Jashari shpërtheu nga e djathta, harkoi në brendi, por Ajzeraj nuk e qëlloi topin si duhet, andaj edhe ky rast i mirë shkoi në pa kthim.
Drita që po dominonte në mbajtjen e topit, ka vazhduar me sulme të pareshtura. Drita shënoi në minutën 30 me Blerim Krasniqin, që nga afërsia e futi topin në rrjetë, por gjyqtari anësor ngriti flamurin lart me arsyetim se Muharrem Jashari ishte në pozitë jashtë loje. Sistemi Var e vërtetoi se goli ishte i rregullt dhe Drita erdhi në epërsi 1:0.
Pak çaste më pas një shpërthimi të shpejtë të Selmanit nga e djathta, Blend Baftiu nuk e pati të vështirë që nga afërsia të fus topin në rrjetë për 2:0. Drita shënoi edhe për herë të tretë nëpërmjet Selmanit, por kësaj radhe ai ishte në pozitë jashtë loje.
Me të nisur pjesëloja e dytë ka rrezikuar Blend Baftiu, mirë[po portieri Meira e ka pritur gjuajtjen e tij. Ë minutën 50 Jashari gjyajti nga largësia, por Meira sërish priti. Në minutën 57 Ademi pati rast të mirë shënimi, por Smakiqi shpëtoi gol të sigurt.
Drita sikur nisi të kënaqet me rezultatin dhe nj gjë e tillë iu hakmor në minutën 74, kur pasi është shërbyer nga thellësia Razack shënoi nga afërsia nën trupin e portierit Smakiqi për 2:1. Në minutën 76, zëvendësuesi Ardit Tahiri ishte i vetmuar para portierit Meira, por nuk ia doli që të shënojë. Tahiri goditi topin dobët edhe në minutën 85, kur ishte i vetmuar para portës dhe me kokë gjuajti jashtë.
Feronikli pati rast të mirë të barazojë në kohën shtesë, por Smakiqi shpëtoi gol të sigurt e menjëherë në kundërsulm, Prapashtica që ishte i vetmuar kaloi edhe portierin Meira dha shënoi në portën e zbraztë për rezultatin përfundimtar 3:1. /kryelajmi.com/.