Futboll

Drita mëson kundërshtarin, me fat në shortin e raundit të dytë të Europa Conference League

FC Drita nga Gjilani ka mësuar kundërshtarin në kuadër të xhiros së dytë në Europa Conference League. Fituesi I ndeshjes Tikvesh (Maqedoni) – Breioablik (Islandë) do të jetë kundërshtar I FC Dritës në kuadër të Europa Conference League. Në bazë të shortit të hedhur mund të thuhet se Drita ka marrë kundërshtarin më të lehtë të mundshëm, ngase në grupin e favoritëve ishin Legia Wareszawa (Poloni), Hajduku nga Spliti (Kroaci), fituesi i ndeshjes Tikvesh (Maqedoni) – Breioablik (Islandë), Austria Wien (Austri) dhe Mlada Boleslav (Çeki).

Ndeshjen e parë FC Drita si mysafire do t’a luaj si mysafire në Maqedoni apo në Islandë, derisa në ndeshjen e dytë kthyese Drita do të jetë vendase.

Është kjo një mundësi e mirë që FC Drita t’a kalojë edhe rundin e dytë./kryelajmi.com/.

You Might Also Like