Drita ka marrë fitoren e radhës në ndeshje miqësore në Antalya të Turqisë.
Gjiganti kosovar është përballur me skuadrën ukrainase Kryvbas dhe ka shënuar fitore me rezultat minimal 1-0.
Vetëm pas tetë minutave lojë erdhi goli i parë në këtë takim dhe ishte një gol spektakolar.
Kastriot Selmani realizoi nga distanca me një goditje të fuqishme duke kaluar Dritën në epërsi.
Trajneri i Dritës, Arsim Thaqi iu dha hapësira të gjithë futbollistëve në këtë duel. /Gazeta Olle/
Video P