Drita ka barazuar me Feroniklin në ndeshjen që është zhvilluar këtë të martë në Stadiumin e Qytetit në Gjilan. Ndeshja është mbyllur me rezultat të barabartë 1:1.
Drita në fillim të ndeshjes pati raste të mira, por pa shënuar, kurse Feronikli ka shënuar në minutën 40, kur pas një gjuajtje nga largësia topi u përplas për traverse, kurse në topin e kthyer vrapoi Mendurim Hoti që gjuajti në portë e portieri Rexhepi përkundër se u shtri tëri nuk ia doli që të ndalë këtë gjuajtje.
Në pjesën e dytë Drita është vërsulur drejt portës së Feroniklit. Rexha në minutën 46 nga një pozitë ideale gjuajti mbi portë. Dy minuta më pas Xhevdet Shabani i vetëm para portës gjuajti jashtë. Në minutën 57, sërish Rexha nuk shënon, kësaj radhe nga afërsia. Vijnë dy raste të Feroniklit, por pa shënuar e në minutën 75 më në fund Drita gjeti rrjetën për të barazuar në 1:1.
Drita e kërkoi edhe fitoren, bile nga minuta 80 kishte një lojtar më shumë në fushë, kur Argjend Malaj u ndëshkua me karton të kuq.
Rasti i fundit ishte ai i minutës 88, por gjuajtjen e Xhevdet Shabanit e priti Ilir Abdyli dhe rezultati mbeti i pandryshuar 1:1.