Drita nuk ka nxjerrë më shumë se një barazim pa gola në ballafaqim me Malishevën në Stadiumin “Liman Gega” në Malishevë. Një pikë e fituar i mundëson ekipit bardh e kalëtër që të qëndrojë në vendin e parë, por së paku deri nesër, kur i dyti në tabelë, Ballkani do të udhëtojë për të luajtur në Ferizaj.
Një mori rastesh patën edhe Drita edhe Malisheva, por pa ia dalë që të shënojnë së paku një herë. Rastet më të mira në ndeshje i patën Sobovle i Malishevës, që nuk e futi topin në rrjetën e zbraztë e as Jashari i Dritës nuk u gjet mirë në pjesën e parë.
Në pjesëlojën e dytë Drita më shumë pati rasate të mira, një herë qëlloi edhe tërthorësen, por pa ia dalë që së paku të shënojë një herë. Ekipit të Dritës nuk i ndihmuan Dritës 15 goditje në drejtim të golit, pesë nga të cilat ishin në portë. Një pjesë të mirë të lojës e ka luajtur edhe Marko Simonovski, që është rikthyer në formacion, por as inkuadrimi i tij nuk bëri punë dhe ndeshja përfundoi me rezultat të barabartë Malisheva – Drita 0:0./kryelajmi.com/.