FC Drita ka transferuar një super sulmues. Bëhet fjalë për Blagojke Glavevski, sulmues maqedonas, i cili deri më tashti ka djersitur fanellën e Shkëndijes së Tetovës, Sileksit dhe Napredokut.
Glavevski në klubin bardh e kaltër do të gjejë edhe bashkëkombasin e vet Martin Bllazhevski, ky lojtar 24- vjecar ka një përvojë të madhe, ngase më herët ka luajtur për ekipet maqedonase Rabotniqki, Matalurg, Vardar dhe Teteks dhe ka qenë pjesë e U-17, U-19, U-21 e Maqedonisë.
Që në nismë të stinorit, FC Drita ka shënuar fitore duke e mundut Trepçën si mysafire me rezultat 0:1.