Gjilan, 4 Nëntor 2017 –
Reagimi i Lëvizjes Vetëvendosje! në Gjilan për mungesën e ngrohjes në disa shkolla të qytetit, nuk ka qenë aspak i pa bazë. Këtë e dëshmonë edhe zbrasja e sotme e drunjëve në oborrin e gjimnazit “Zenel Hajdini”, cka do të thotë se shkolla në mungesë të drunjëve ka mbetur pa ngrohje.
Gjithashtu, Lëvizja ka arritur të sigurojë fotografi ku shihet që po i njejti furnitorë i drunjëve që ka zbrazur drunjtë në gjimnaz, ka furnizuar me drunjë edhe shtëpinë e shefit të prokurimit Salih Kqiku.
Me gjasë, kosto prej 46 euro për metër të drunjëve sa ka paguar Komuna e Gjilanit, do ti ketë kushtuar shumë më shumë se kaq, nxënëse të shkollave fillore dhe të mesme, të ciëve përvec që i është shkurtuar orari i mësimit, janë detyruar ti mbajnë ato pak orë mësimi në të ftofte.