OPINION

E vetmja shpresë për ndryshim pozitiv është Vetëvendosje!

Dr. Besa Baftiu, deputete dhe kryetare e Qendrës së VV-së në Gjilan

Shteti i ynë kurrë nuk ka qenë më keq si në aspektin politik, poashtu edhe në atë ekonomik dhe shoqëror.
Me këtë qeverisje ashtu siç kemi thënë qysh në fillim të këtij koalicioni vetëm të këqija po i servohen qytetarëve sepse PDK dhe LDK janë bërë bashkë edhe me listën serbe vetëm për të shpëtuar veten e për të quar përpara projektet e Serbisë.
Por falë angazhimit të opozitës e në veçanti Lëvizja VETËVENDOSJE! sot fatmirësisht Zajednica është një projekt që nga kushtetuesja është shpall antikushtetues.
E sa i përket Demarkacionit me Malin e Zi siç jeni të informuar qeveria po bën të pamundurën që ti bind opinionin dhe deputetët, ka formuar komisione të huaja por edhe nga akademia jonë por prapë se prapë nuk ka argumente shtesë që mund të bindin deputetët për të votuar formën e demarkacionit që e ka caktuar komisioni shtetëror.
E çmimin për këtë kundërshtim sigurisht që po e paguan më së shumti Lëvizja VETËVENDOSJE!
Me 5 Mars u bënë 4 muaj që kur u nda nga ne aktivisti ynë Astrit Dehari e sot e kësaj dite nuk dihen rrethanat se si ndodhi. Po ashtu janë bërë më shumë se 6 muaj që Atdheu, Frashëri, Adea dhe Egzoni po mbahen në arrest shtëpiak pa asnjë provë të vetme.
Por ne jemi të bindur në pafajësinë e tyre dhe në rrugën e drejtë të Lëvizjes VETËVENDOSJE!
Ky pushtet duke mos mundur ti realizoj premtimet që ju dha qytetarëve siç ishin 200 mijë vende pune, pastaj liberalizimin e vizave për të treguar fuqinë e vet inskenuan të ashtuquajtura skena siç ishte ajo e trenit dhe murit të cilat sipas të gjitha gjasave u vendosën dhe u larguan me marrëveshjet e arritura në Bruksel me delegacion serb.
Këtyre ditëve në njërën nga seancat e fundit deputeti i PDK-së ka kërkuar që të rikthehet në votim ligji për gjykatën speciale e siç e dini kjo gjë është e pamundur sepse kërkon edhe ndryshimet kushtetuese që nuk bëhen pa 2/3 e listës serbe kjo tregon se si deputetët e PDK-së manipulohen nga shefi dhe ish-shefi i partisë së tyre.
Po ashtu nismën nga Thaçi, ligjin për ushtrinë sipas gjitha gjasave është një lojë politike, e këto po bëhen për fushatë elektorale sepse ka shumë gjasa që në këtë pranverë të mbahen zgjedhjet nacionale, që d.m.th se jemi në një vit elektoral ku të sigurta i kemi zgjedhjet lokale.
Prandaj qendra jonë duhet të fokusohemi që të punojmë sepse përkrahja nga qytetarët është e madhe këtë po shohim çdo ditë qoftë me anëtarësime të reja, në tubime me qytetarë që ka organizuar qendra jonë sepse pjesëmarrja e qytetarëve ka qenë masive si dhe pakënaqësitë me qeverisjen aktuale po ashtu janë të mëdha.
Kjo përkrahje po rritet edhe falë keqqeverisjes së Lutfi Hazirit i cili as për së afërmi nuk realizoi ato që i premtoi, prandaj qytetarët si të vetmen shpresë për ndryshim pozitiv po e shohin Lëvizjen VETËVENDOSJE!
Po ashtu edhe sondazhet që janë bërë si në nivelin qendror ashtu edhe në atë lokal Lëvizja VETËVENDOSJE! del të jetë subjekti i parë por ne nuk duhet të vetëkënaqemi me këto të dhëna sepse kemi një pjesë të madhe të qytetarëve që janë të pakënaqur me gjendjen por të pavendosur se kujt ti ja besojnë votën. Prandaj edhe njëherë po përsëris gjasat që të fitojmë dhe qytetarëve të ju kthejmë shpresën janë shumë të mëdha e ne si subjekt duhet të punojmë në këtë drejtim duhet të ju bëjmë ftesë të gjithë qytetarëve që duan ndryshimin të angazhohen dhe mobilizohen për këtë qëllim.

(Ky fjalim është mbajtur në mbledhjen e Këshillit të Qendrës së Gjilanit)

You Might Also Like