Libri

EMBLEMË ATDHETARIE ( Idriz Seferit )

Selvete Abdullahu
EMBLEMË ATDHETARIE
( Idriz Seferit )

Drita që bëri të mundur këtë ditë
Mes yjesh formoi hark
Në brendi ngjeshur e atakuar
Fëmijë apo burrë lindi

Kulmon fjala e merrë dhenë
Pikë e shiut s’të lagë dot
Sot u vargëzuan si rruzat në penjë
Ditët e begata tua dikur
Në mburojën e kohës sonë

Je figurë….
Emblemë atdhetarie…..

Ti frymon edhe sot e mot
Si dikur në tokën arbërore
E falet gjithçka nga zemra
Për ringjalljen e ditës së madhe

Atdhe që mbledhur dikur ke bijët e tu
Në vallen e lirisë sate
Rrugë e shtruar mes lirikash
Për një varg më shumë
Në frymën e ditës së sotme

You Might Also Like