ARSIMI

Era Januzi, nxënësja që nga Sllovenia i solli Kosovës mirënjohje nderi për zgjidhje të problemit matematikor

Janë mbledhur nga vende të ndryshme të botës dhe me padurim po prisnin se cilat do të ishin detyrat e problemet që duhej zgjidhur. Në mesin e gjithë këtyre vashave ishte edhe një nga Gjilani, Era Januzi, nxënësja e Gjimnazit Natyror “Xhavit Ahmeti”.

Në Portorozh të Sllovenisë matematikane gati nga të gjitha vendet e Evropës, por edhe ato që kishin ardhur jashtë saj po garonin në Olimpiadën e 12 Matemtike Evropiane për Vajza e nxënësja shembullore nga Gjilani, Era Januzi është shpërblyer me mirënjohje nderi.

Sipas rregullores së kësaj Olimpiade, mirënjohje nderi marrin vetëm kur garuesi zgjidh njërën nga 6 problemet në mënyrë komplete pra me meritë të gjitha pikët.

Era Januzi arriti që të zgjidh problemin numër katër, që në fakt specifikisht ka qenë kombinatorikë.

Kjo garë mbahet ka 12 vite dhe në të përpos shteteve evropiane kanë të drejtë pjesëmarrje edhe shtete jashtë Evropës. Këtë vit kanë marrë pjesë mbi 50 shtete, duke numëruar edhe ato jashtë Evropës.

Mirënjohjen që e ka marrë Era është e dyta mirënjohje nderi për Kosovën, e para ka qenë nga Yllkë Jashari,  vitin e kaluar.

Duke parë talentin e Era Januzit, kjo nxënëse e klasës së njëmbëdhjetë që tashti nëse shpreh interesimin ka dyert e hapura të universiteteve për të studiuar në shtetin e Sllovenisë.

Kur punohet mundi shpërblehet e kjo më së miri po vërehet në Gjimnazin Natyror “Xhavit Ahmeti”, shkollë nga e cila nuk ka garë në të cilën nuk ka nxënës në garat ndërkombëtare.

You Might Also Like