Mbrojtësi Erlis Xhemajli, lojtar i deridjeshëm i SC Gjilani ka bërë me dije se më nuk është pjesë e ekipit kuq e bardhë nga Gjilani.
Se ai do të kalonte te FC Llapi, ishte bërë e ditur edhe më herët, por deri më tashti zyrtare është vetëm se ai nuk do të jetë më pjesë e SC Gjilanit.
Erlis Xhemajli në faqen e tij në facebook ka shkruar:
Përshëndetje të gjithëve !
Dua të ju njoftojë se më nuk do të jem pjesë e SC Gjilani.
Dua të falenderoj kryesinë, stafin, tifozët dhe të gjithë bashkëlojtarët që kaluam këto kohë së bashku.
Falemnderit SC Gjilani