Në Palestrën e Sportit ”Bashkim Selishta-Petriti” në Gjilan, dashamirët e sportit bujar kanë përcjellur 16 luftra të boksit për nder të turneut Memorial “Agim Rashiti”, në nderim të dëshmorit, i cili nga forcat serbe ishte vrarë në demostratat e vitit 1989.
Ky turne mbahet nën patronatin e Komunës së Gjilanit, por për ҫudi, sot asnjë zyrtar komunal nuk u pa në këtë turne, ku morën pjesë shumë boksierë nga rajoni. Në praninë e familjarve, shikuesve e shumë legjendave të boksit, u zhvilluan meҫe mjaft interesante, ndërsa meqi më interesant ishte në mes boksierit nga Kukësi i Shqiprisë, Ersi Gjana dhe Florim Poroshtica në kategorinë 75 kg, ku fitorja i takoi boksierit nga Kukësi, njiherit edhe duke u shpallur boksieri më i mirë i këtij turneu.
Boksieri Ersi Gjana pas meqit, deklaroi: “Eshtë një ndjenjë e mirë të jesh fitues i një turneu siq ishte ky sot në Gjilan. Jam i lumtur që juria më ka shpallur më të mirin, ishte një meҫ shumë i fortë dhe e përgëzoj organizatorin të cilët në mënyrë të mrekullueshme e kanë organizuar këtë turnir mjaft prestigjioz”.
Tekniku më i mirë i këtij turneu është shpallur boksieri i talentuar nga KB Gollaku, Rigon Demaku.
Meqi më luftarak nga juria është shpallur meqi në mes Lumntrim Xhoxhaj nga Prizreni e Nermin Mujdragiq nga Novi Pazari.
Shpresa e boksit është shpallur Riad Isufi nga KB Trepҫa’89 nga Mitrovica.