Viti

Është vënë sot gurthemeli për ndërtimin e objektit të ri për Shërbimin e Zjarrfikësve në qytetin e Vitisë

Në këtë ceremoni rasti morën pjesë personalitete nga niveli qendrorë, qeveria komunale dhe shumë qytetarë ku kanë vënë gurthemelin për ndërtimin e këtij objekti, nevojë e kahershme e zjarrfikëseve.

Është ky një projekt i financuar nga Ministria e Punëve të Brendshme.

“Njësia e Zjarrfikësve është prej më të mirave dhe më efikase në nivel regjioni, këta kanë pasur kushte të vështira të punës dhe sot po fillojmë një projekt i cili do të ofroj kushte të mira për ekipën e cila ka bërë një punë të madhe vazhdimisht në fushën e shpëtimit”, ka thënë kryetari i Vitisë, Sokol Haliti, me rastin e fillimit të punimeve.

Objekti i ri është me gjithsej 5009 metra katrorë dhe do të kushtojë mbi 208, 860. 36 euro dhe pjesa e parë pritet të përfundojë pas 120 ditëve.

Ndërtimi i një objekti të ri ka qenë nevojë e kamotshme për këtë njësi të rëndësishme, pasi në objektin ekzistues kushtet e punës dhe operimit ishin jo të mira.

/PlusTv/

You Might Also Like