ARSIMI

Fakulteti Juridik i UKZ-së bëhet anëtare e ELFA-së

Fakulteti Juridik i Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan, nga muaji Janar i vitit 2020, bëhet pjesë e  Asociacionit Evropian te Fakulteteve Juridike (European Laë Faculties Associaton-ELFA).

UKZ këtë konfirmim e ka marrë nga Sekretariati i ELFA-s, në emër të Presidentit të këtij Asociacioni, Prof. Dr. Marek Grzyboëski, ku sipas tyre Bordi i Drejtorëve të ELFA-s ka votuar unanimisht për pranimin e Fakultetit Juridik në Asociacionin Evropian të Fakulteteve Juridike (European Laë Faculties Associaton-ELFA).

Anëtarësimi në ELFA nënkupton shumë mundësi në të ardhmen për Fakultetin Juridik të UKZ-së, për personelin e këtij fakulteti e në veçanti për studentët.

Shoqata Evropiane e Fakulteteve të Drejtësisë (ELFA) u themelua për të rritur cilësinë e arsimit juridik në Evropë duke siguruar një platformë për diskutim dhe shkëmbim. Qëllimi i aktiviteteve të ELFA është të koordinojë procesin e reformimit të arsimit juridik në Evropë, prezantimin e temave të reja, promovimin e bashkëpunimit midis Universiteteve në Evropë dhe përfaqësimin e Fakulteteve Juridike përballë Institucioneve Evropiane, Institucioneve Kombëtare të Arsimit, dhe Avokatëve dhe Shoqatave të Prokurorëve .

You Might Also Like