Gjilan

Faton Bislimi paraqet ofertën për kryetar të LDK-së

Postim i Faton Bislimit
Të dashur miq,
Të nderuar Delegatë të Kuvendit X të LDK-së,
Siç e dini, sot janë bërë pesë ditë që nga dita kur i kam dorëzuar Kryesisë së LDK-së shkresën zyrtare përmes së cilës i kam njoftuar me vendimin tim për të paraqitur kandidaturën time për Kryetar të LDK-së në Kuvendin e Dhjetë Zgjedhor. Në atë shkresë, kam kërkuar që të më ofrohet edhe lista e delegatëve dhe kontaktet e tyre, ashtu që ndaja me ta programin dhe vizionin tim për LDK-në.
Deri në këto momente, as nuk kam pranuar përgjigje zyrtare nga LDK, e as nuk më është dhënë çasje për të kontaktuar delegatët!
Kjo është sjellje e papranueshme për një parti institucionaliste si LDK-ja!
Sidoqoftë, unë po e publikoj këtu ofertën time për LDK-në dhe uroj që delegatët e Kuvendit të 19 Nëntorit ta marrin një kopje nga linku i mëposhtëm:
Ju falëmnderit!

You Might Also Like