Gjilan

FC Drita i fton shikuesit të nisen më herët, shkaku i kolonave në rrugë

 

FC Drita i ka ftuar të gjithë ata që duan të përcjellin ndeshjen e Europa Conference League ndërmjet FC Drita dhe Viktoria Plzen, që të nisen më herët shkaku i kolonave të gjata në magjistralin Gjilan – Prishtinë.

Kjo rrugë edhe ashtu është shkatërruar së tepërmi, kurse në të hyrë të kthesës për në fshatin Mramor është duke u punuar, andaj aty është në funksion vetëm një kahje. Ardhja e mërgimtarëve edhe më tepër e ka rënduar këtë rrugë, andaj numri i automjeteve në të është shumë i madh.

Ka disa vite që është paralajmëruar autoudha Gjilan – Prishtinë, por deri më tash ky ka mbetur vetëm një premtim, derisa qytetit të Gjilanit i është premtuar edhe një Stadium ku do të mund të zhvilloheshin ndeshjet ndërkombëtare, ndërkohë që në të punët janë ndërprerë tërësisht dhe ai ka mbetur vetëm një gërmadhë. Tashti, në vend që si vendas ekipet nga Gjilani t’i zhvillojnë në qytetin e tyre, mijëra tifozë, duhet të bëjnë rrugëtim të mundimshëm nëpër temperatura tropikale për t’i përcjellë ekipet e tyre të zemrës./kryelajmi.com/.

 

You Might Also Like