Futboll

Ja kur do të nis Superliga e Kosovës në Futboll, Liga e Parë dhe kategoritë e reja

 

Superliga e Kosovës në futboll do të fillojë sezonin 2023/24 më 12 gusht.

Ndërkohë vetëm një javë më vonë garat për sezonin e ri do të fillojnë edhe në dy grupet e Ligës së Parë.

Tani FFK ka njoftuar për ligat e tjera si ajo e dyta dhe e juniorëve dhe kadetëve kur do të fillojë.

Komisioni i Garave i Ligës së Dytë, Superligës dhe Ligës së Parë të juniorëve dhe Superligës së kadetëve, ka vendosur që edicioni i ri i garave 2023-2024, të nisë më 26-27 gusht.

Njëherit, Komisioni i Garave mori vendim që tërheqja e shortit për edicionin e ri të bëhet të hënën (më 7 gusht) duke filluar nga ora 11:00 për Ligën e Dytë, 11:15 për Superligën e kadetëve, 11:30 për Superligën e juniorëve dhe nga ora 11:45 për Ligën e Parë të juniorëve. 

You Might Also Like