Futboll

Feriz Sadiku, futbollist që po shkëlqen

Gjilan – Kosova gjithmonë ka pasur emra të mëdhenj të futbollit evropian, ndërsa tani futbollistët shqiptar që po e zhvillojnë karrierën nëpër klube të ndryshme me renome evropiane po na bëjnë krenarë gjithnjë e më tepër.

 

Talentet shqiptarë në diasporë, edhe pse nuk kanë lindur në Kosovë çdo ditë e më tepër, me krenari po luajnë për kombëtaren e Kosovës në futboll, njëri ndër ta është edhe talenti i madh Feriz Sadiku, i cili për momentin po djersit fanellën e St Gallen në shtetin e Zvicrës.

 

I dashuruar pas lojës së futbollit talenti 16 vjeçar,  i cili në muajin tetor mbush 17 vjet, Feriz Sadiku nga Petrovci(Petriti) të Gjilanit, karrierën futbollistike e ka filluar në moshë të re 9 vjeçare duke mos iu ndarë në asnjë moment.

 

I dashur tek bashkëlojtarët e tij, Sadiku në vitrinat e tij ka shumë mirënjohje e kupa të ndryshme, duke u shpallur futbollisti më i mirë nëpër turnire të ndryshme anembanë Zvicrës e Evropës.

Sadiku ky talent i madh i futbollit, me mjaft sukses po mbron ngjyrat e skuadrës së mirënjohur St Gallen në kategorinë e Juniorëve duke u shquar çdo dit e më tepër.

 

Feriz Sadiku në jetën e përditshme është një person shumë i qetë dhe i respektuar në vendin ku jeton, por në fushë është një “luan” i vërtet, i pakompromisë në duel me kundërshtarët e tij.

 

Mesfushori ofanziv Sadiku këto ditë ishte në grumbullimin e Kombëtares së Kosovës U19 me prindin e tij apo përcjellësin e tij, Naser Sadikun duke u ndier jashtëzakonisht krenar.

“Jam shumë i nderuar që më kanë respektuar trajnerët e U19, isha shumë i lumtur ta veshi fanellën e shtetit të Kosovës ishte një përmbushje e dëshirës jo vetëm e imja por edhe familjës sime të cilët i falënderoj nga zemra që më kanë përkrahur në çdo sekondë të jetës sime dhe kjo është dhurata më e mirë që ju kam ofruar prindërve të mijë, kam pas shumë emocione përgjatë dy ditëve por aty kam takuar shumë bashkëlojtar të talentuar dhe të kulturuar, këso futbollist i duhen shtetit të Kosovës”, thekson i emocionuar talenti Sadiku.

 

Sadiku ka shpalosur edhe detaje për karrierën e ardhshme futbollistike të tij.

“Së pari do ti kryej të gjitha obligimet të cilat i kam ndaj St Gallenit, ndërsa për Kombëtaren e Kosovës do ta jap më të mirën që di dhe mundem, pasi që ai vend dhe ajo fanellë është e shenjët dhe do ta barti me shum dashuri e krenari”, thekson 16 vjeqari Feriz Sadiku.

Përcjellësi dhe njeriu më i afërm i Sadikut padyshim është prindi i tij, Naser Sadiku, i cili me shumë krenari rrëfen për djalin e tij.

 

“Si çdo prind jam shumë i lumtur me karrierën e djalit, jemi shumë krenarë që një pjesë të jetës sonë po i’a kthemi Kosovës për ta bërë krenar

edhe vetën por edhe shtetin e Kosovës, do të jemi pjesë e çdo ftese që na vjen në adresën tonë për Kombëtaren e Kosovës”.

 

Kosovës po i vjen një talent i madh i futbollit dhe ne të gjithë duhet të jemi krenar që më në fund Kombëtarja e Kosovës nuk po i harron talentet e saj.

 

You Might Also Like