Futboll

Feti Murseli: Zekirija Ramadani është trajner i Dritës deri në vitin 2024, me mundësi zgjatjeje

FC DRITA ka arritur marrëveshje me trajnerin , Zekirija Ramadani deri në fund të edicionit 2024/25 me mundësi vazhdimi edhe për një vit.
Në konferencë me gazetarë, prezantimin e trajnerit të ri e bëri Drejtori Gjeneral i klubit z.Feti Murseli.
“Pas situatës së krijuar me shkarkimin e trajnerit Vavalis, të cilin e falënderojmë për punën dhe kontributin e dhënë dhe gjithë stafit që e kishte. Tashmë e dini se kemi arritur një marrëveshje tjetër me trajnerin e njohur, Zekirija Ramadani, që e falemnderojmë për vlerësimin që na dha paraprakisht dhe i dëshirojmë suksese në garat në vazhdim”, ka thënë Murseli.

You Might Also Like